Punësim në Gjermani përmes ligjit për ballkanin perëndimor
Rregullorja e Ballkanit Perëndimor
Me të ashtuquajturën “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor” (neni 26 paragrafi 2 i Urdhëresës së Punësimit - BeschV) qeveria e Republikes Federale Gjermane ka bërë të mundur qasjen e privilegjuar në tregun gjerman te punës per shtetas nga Shqipëria (si edhe nga Bosnie Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia). Ky rregull vlen në vazhdimësi për cdo lloj punësimi-pavaresisht kualifikimit te njohur. Kusht për lëshimin e vizës për këtë qëllim mbetet miratimi i Agjensise Federale të Punësimit. Që prej datës 1 qershor 2024 ju mund ta përshpejtoni ndjeshëm procesin e aplikimit tuaj për vizë duke marrë miratimin paraprak: për këtë qëllim punëdhënësi juaj i ardhshëm do të aplikojë për lëshimin e miratimit nga Agjencia Federale e Punës përpara se të merrni datën/ orën e aplikimit për vizë. Sapo punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë marrë miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punës, ju mund të lini një takim dhe të aplikoni për vizë duke paraqitur miratimin tuaj paraprak. Kësisoj eliminohet procesi i lotarisë dhe ju do të merrni brenda disa javësh prej ofruesit të jashtëm të shërbimit datën/orën e aplikimit për vizë. Për datat e qershorit 2024 shorti i fundit do të bëhet në maj. Së shpejti do të aktivizohet vënia në dispozicion e datave/orareve sipas procedurës së re. Mundësi të Ligjit për Imigracionin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar: Nëse zotëroni formim të kualifikuar akademik apo profesional mund të aplikoni për njohjen e tij në Gjermani. Shfrytëzoni këtë rrugë nëse përmbushni kriteret! Këtu gjeni informacione të mëtejshme rreth kësaj teme.
HOTELERI
Mirëmbajtje të dhomave të hotelit
LOGJISTIKË
Mirëmbajtje të depove në Amazonës
------------------------------------------------------------
FAST FOOD
McDonalds,KFC,Burger King
POSTIER
Kontratë pune postier në Amazon
------------------------------------------------------------
GASTRONOMI
Kamarierë,Shankist,Ndihmës kuzhinier